
Protestuesit anti-qeveritarë në Libi kanë përdorur rrjetet sociale për të organizuar protestat antiqeveritare të ditëve të fundit, të përshkruar prej tyre si “dita e zemëratës”.
BBC lajmëroi në mëngjes se të mërkurën në mbrëmje ka patur përplasje në dy qytete kryesore, ndërsa katër persona janë raportuar të vdekur në qytetin lindor të Al-Bajdës.
Me dhjetë persona u plagosën të martën, gjatë protestave të dhunshme në qendër të qytetit të Bengazit.
Autoritetet, nga ana e tyre, kanë reaguar duke arrestuar disa prej kritikëve më në zë të qeverisë.
Lëvizjet pro-demokratike që kanë përfshirë botën arabe kanë rëzuar tashmë regjimet repressive në Tunizi dhe Egjipt. Bahreini, Jemeni dhe Libia janë vendet e radhës të përfshira nga vala e protestave.
Top Channel