Kukan: Shqipëria rrezikon integrimin

17/02/2011 19:35

Kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Eduart Kukan ka paralajmëruar Tiranën zyrtare se zgjatja e krizës politike rrezikon integrimin e vendit.

“Shqipëria duhet të gjejë sa më shpejt një zgjidhje. Politikanët shqiptarë të mendojnë më shumë për vendin sesa për interesat personale”, ka deklaruar Kukan.

Ai ka theksuar se debati i zhvilluar në PE tregoi interesin për të ndihmuar Shqipërinë dhe ka nënvizuar se zgjedhjet e 8 majit duhet të plotësojnë standartet.

Duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm funksionimin e institucioneve demokratike, Kukan ka kërkuar hetim të pavarur për 21 janarin.

“Të bëhet një hetim i pavarur për ngjarjet e 21 janarit dhe zgjedhje të ndershme e të lira lokale. Gjithashtu, dialogu politik duhet të zhvillohet në mënyrë institucionale dhe jo në rrugë”, ka shtuar Kukan.

Top Channel