Durrës, bie nga kati i katërt, vdes punëtori

17/02/2011 18:45

Një punëtor 47-vjecar ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, për shkak të një aksidenti në ambjentet e punës.

Sipas informacioneve të fundit, shtetasi Reshat Faruku ka rënë nga kati i katërt i një pallati ku ai dhe punëtorë të tjerë po kryenin punime.

Autoritetet lokale njoftojnë se kolegët e kanë dërguar 47-vjecarin në spital, ku ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, nga hetimet paraprake, policia lokale dyshon se shkak i aksidentit me pasojë vdekjen mund të ketë qenë mungesa e kushteve të sigurisë.

Top Channel