Berisha: 17 shkurti një ditë e shënuar

17/02/2011 12:10

Kryeministri Sali Berisha ka uruar 3 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë.

Ai ka deklaruar se 17 shkurti është dita më e shënuar për shqiptarët, që prej qëndresës së Skënderbeut ndaj turqëve.

“17 shkurti është dita më e rëndësishme në historinë e kombit. Është dita që bëri të këndohet kënga e lirisë. Pavarësia e Kosovës përbën faqen më të ndritur të historisë kombëtare që nga Skënderbeu e deri më sot. Pavarësia e Shqipërisë ishte konjukturore pasi ky akt u shoqërua me coptimin e shqiptarëve në pesë shtete”, tha Berisha.

“Ajo që ndodhi me 17 shkurt erdhi si kurorë e një qëndrese mbinjerëzore të shqiptarve për liri dhe dinjitet kombëtar. Ti përcjellim qytetarëve të Kosovës, urimet më vllazërore dhe me të përzemërta në këtë ditë që bëri të mundur t’u rikthejë dinjitetin dhe krenarinë kombëtare shqiptarëve kudo që ndodhen! Gëzuar pavarësinë e vendit!”, theksoi Berisha.

Top Channel