Jemen, 1 i vdekur e shumë të plagosur
16/02/2011 20:30
Një i vdekur u raportua në protestat e sotme antiqeveritare në Jemen, ndërsa demonstratat hynë në ditën e tyre të gjashtë.
Sipas mediave ndërkombëtare, i ndjeri u qëllua nga një plumb qorr, i cili ra mbi turmë pasi forcat e policisë qëlluan në ajër në shenjë paralajmërimi.
Ngjarja ndodhi në qytetin jugor të Adenit. Ndërkohë, më parë gjatë ditës, disa dhjetëra persona mbetën të plagosur, në përlasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë, në kryeqytetin Sana’a.
Presidenti Ali Abdullah Saleh drejton prej 32 vitesh vendin më të varfër të Lindjes së Mesme.
Top Channel