Siri, 5 vjet burg 19 vjecares “spiune”

15/02/2011 00:30

Grupe të të drejtave të njeriut japin alarmin për burgosjen me 5 vjet të një 19 vjecareje në Siri.

Tal al-Mallohi u dënuar me 5 vjet pasi u shpall fajtore për spiunazh në favor të një vendi tjetër. 19 vjecarja siriane, para se të arrestohej në vitin 2009, ishte aktiviste e rregullt në një faqe interneti ku raportonte shkeljet e të drejtave që iu bëheshin palestinezëve në Siri.

Media shtetërore siriane raportoi se ajo ishte një agjente e Shteteve të Bashkuara, por Uashingtoi mohoi akuzat dhe kërkoi lirimin e saj.

Top Channel