Meksikë, lufta e drogës s’njeh kufij

15/02/2011 12:15

Të paktën 18 persona kanë mbetur të vrarë në një seri sulmesh të armatosura mes grupeve rivale kriminale në shtetin veri-lindor të Tamaulipës, në Meksikë.

11 persona mbetën të vdekur aksidentalisht nga të shtënat në afërsi të qytetit Padila, përfshirë këtu pesë banorë, pesë pasagjerë që po kalonin rastësisht me makinë dhe një pasagjer që po udhëtonte me autobus.

Përleshjet vazhduan më pas brenda në qytet, ku shtatë trupa të pajetë u gjetën në sheshin kryesor të Padilës. Policia lokale raporton se nga të shtënat kanë pësuar dëme materiale edhe ndërtesat qeveritare.

Shteti i Tamaulipës është në qendër të një lufte të ashpër mes kartelit të Gjirit dhe atij Los Zetas për kontrollin e trafikut të drogës drejt SHBA.

Në qershor, një kandidat për guvernator, Rodolfo Torre Cantu, u vra në një atentat gjatë fushatës, që iu atribua karteleve të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA