Nje ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur në fshatin Vulcan të Librazhdit. (UPDATE)
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, rreth orës 11 e 30, ku 55-vjecari Sami Cepi ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij Behije, 46-vjece, deri sa i ka shkatuar vdekjen e më pas ka vrarë edhe veten e tij.
Burimet lokale të policisë bëjnë të ditur se 55-vjecari pasi e ka vrarë bashkëshorten, trupin e saj e ka hedhur në vendin e quajtur Kodra e Cepit, ku është gjetur më pas nga policia.
Burimet bëjnë të ditur se shkaku i vrasjes së bashkëshortes mendohet të ketë qenë për motive xhelozie.
Pas gjetjes së trupit, forca të shumta policie nisën kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e autorit të krimit.
Pas disa orë kërkimesh, policia arriti ta gjejë 55-vjecarin të varur pranë banesës. Mendohet se ai vuante nga depresioni dhe se ka qenë problematik në zonën e tij.
Top Channel