Kolumbi, kapet nëndetësja e kokainës

15/02/2011 09:25

Marina kolumbiane ka sekuestruar një nëndetëse që dyshohet se është ndërtuar për të trafikuar kokainë në Meksikë.

31 metra i gjatë, mjeti lundrues u gjet i fshehur në një xhungël në zonën e Timbikuit, në jug-perëndim të Kolumbisë.

Zyrtarë të marinës deklaruan se objekti është nëndetësja më e sofistikuar që kanë gjetur deri më sot, në gjendje të notojë 9 metra nën ujë.

Sipas autoriteteve, ajo mund të mbante në bord tetë tonelata ngarkesë, katër persona dhe ishte gati për t’u nisur.

Komandanti i Forcave Detare, admirali Hernando Willis Velez ka deklaruar se nëndetësoja ishte pajisur me një sistem lundrimi të sofistikuar, që do t’i lejonte ekuipazhit të udhëtonte deri në Meksikë.

Top Channel