Kinë, inflacioni ngjitet në 4.9 për qind

15/02/2011 13:00

Inflacioni në Kinë ka përshpejtuar ritmet në janar, pavarësisht se tre norma të interesit u ngritën në katër muajt e mëparshëm.

Byroja Kombëtare e Statistikave ka bërë të ditur se cmimet për konsum janë rritur me 4.9 për qind në muajin e parë të vitit.

Në dhjetor, shifra vjetore ishte 4.6%. Kina dhe vende të tjera aziatike po luftojnë kundër kostos së lartë të ushqimit.

Inflacioni përbën një shqetësim konkret në Kinë, ku familjet e varfëra shpenzojnë më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre për ushqimin.

Megjithatë, shifrat e janarit ishin më të ulëta nga sa kishin parashikuar shumë ekonomistë. Aktualisht, Kina renditet si ekonomia e dytë në botë, për shkak të rritjes së GDP-së në vlerën 5.878.6 miliardë dollarë.

Top Channel