Japoni, helmimi në masë prek 950 nxënës

15/02/2011 11:55

Mbi 950 nxënës shkolle janë sëmurur në nëntë shkolla në ishullin japonez të Hokaidos, si pasojë e një helmimi që dyshohet se ka ardhur nga ushqimi.

13 fëmijë janë në spitalin e qytetit Iuamizaua, ndërkohë që 48 mësues dhe anëtarë të tjerë të personelit shkollor kanë paraqitur të njëjtat simptoma. Shkollat e prekura do të qendrojnë të mbyllura deri në fund të javës.

Përhapja në masë e helmimit ka ndodhur pasi, ashtu si në shumicën e qyteteve japoneze, Iuamizaua përdor në masë të madhe kuzhina të mëdha që shpërndajnë ushqim cdo ditë për shkollat.

Tre nga këto kuzhina janë mbyllur gjithashtu, ndërkohë që mbi ngjarjen është hapur edhe një hetim.

Fëmijët filluan të sëmureshin javën e kaluar pasi kishin ngrënë për drekë supë, sallatë dhe rrepka japoneze, të shoqëruar me mish të grirë.

Top Channel