Fidel Kastro përshendet revolucionin egjiptian

15/02/2011 00:55

Lideri kubanez, Fidel Kastro përshëndeti fitoren e revolucionit në Egjipt, të cilën e cilësoi si një “humbje të Shteteve të Bashkuara në botën arabe”.

“Ne mbështesim popullin e Egjiptit dhe luftën e tyre të guximtë e të drejtë për liri politike dhe drejtësi shoqërore”, shkruan Fidel Kastro.

Në shkrim e botuar në një nga gazetat vendase të Kubës, Kastro akuzon Uashingtonin se “bënte sehir”, në kohën kur Mubarak “masakronte” popullin e tij.

Top Channel