Eurozona krijon fondin e krizave

15/02/2011 00:00

Vendet anëtare të eurozonës ranë dakort për formimin e një fondi të përhershëm për përballimin e krizave.

Fondi i përhershëm i krizave do të përbehet nga një shumë prej 500 miliard euro dhe do të formohet nga derdhjet e përbashkëta të të gjitha vendeve që përdorin monedhën e përbashkët.

Lajmi njoftohet nga kreu i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker i cili tha se situata në tregje dhe borxhi mbeten probleme shqetësuese për eurozonën, por vlerësoi gjithashtu se ekonomia e vendeve anëtare është në rritje. Të dhënat tregojnë, tha Juncker, se në tremujorin e fundit ka patur rrijte mbi përqindjen e parashikuar.

Top Channel