Biznesi ankohet për evazion

15/02/2011 16:00

Biznesi ka denoncuar publikisht para zyrtarëve më të lartë të tatimeve se informaliteti në ekonomi është në nivele alarmante. Antarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë paraqitur para drejtorit të përgjithshëm të tatimeve raste konkrete.

“Me shifrat tona, evazioni fiskal vjetor është 20-25 mijë mjete të pazhdoganuara. Ligjet janë të mrekullueshme, por zbatimin deri tani ne po e vuajmë në kurriz. Kemi bërë miliona investime për t’i bërë ballë kësaj që kemi në kurriz”, është shprehur biznesmeni Basri Ruka.

“Bej një kontroll në një dyqan çfarëdo dhe shihe si të del. Por duhen masa”, deklaroi biznesmeni Harri Lena.

Kreu i tatimeve tha se administrata po e lufton informalitetin dhe madje ka shtuar edhe strukturat e specializuara të hetimit.

“Kemi ngritur departamentin e investigimit të brendshëm antikorrupsion dhe drejtorinë e hetimit tatimor që ka lidhje direkte me evazionin”, është shprehur Gazmend Spahia.

Edhe proçesi i kasave fiskale, i cili në thelb të tij kishte si qëllim uljen e eveazionit, për biznesin po dështon.

“Thatë që me kasat do e zhdukim s’po shohim gjë”, është shprehur një biznesmen.

“Në Pogradec janë 1200 biznese. Vetëm 800 janë me kasa”, theksoi një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA