Bahrein, hetim për vrasjet në protesta

15/02/2011 15:15

Mbreti i Bahreinit lajmëroi për një hetim të thelluar për vdekjen e dy protestuesve, të cilët mbetën viktimë e përplasjeve me policinë gjatë protestave.

Mëngjesin e sotëm, një person mbeti i vrarë me një plumb në kokë, ndërsa ishte duke marrë pjesë në ceremoninë funebër të një protestuesi tjetër të vrarë aksidentalisht, kur bombula e gazit lotsjellës e qëlloi në kokë.

Mbreti i Barhreinit, Issa Al Khalifa, i ofroi në mesditë ngushëllimet e sinqerta familjes, ndërsa premtoi një hetim të thellë për ngjarjet.

Grupi më i madh opozitar në vend ka vendosur të bojkotojë parlamentin si rrjedhojë e këtyre vrasjeve.

Protestat në vendet arabe kanë përfshirë edhe ishullin e pasur, kur një familje mbretërore sunite drejton shtetin me shumicën shite që prej shekullit XVIII.

Top Channel