Protestat në Iran, kryeqyteti në kaos

14/02/2011 16:05

Policia iraniane lëshoi gaz lotsjellës, ndërsa turma demonstruesish vazhdojnë të mblidhen në kryeqytetin Teheran, në atë që është një manifestim i ndaluar solidarizimi me Egjiptin.

Sipas korrespondetit të BBC-së në vendngjarje, i cili gjithashtu u prek nga efekti i gazit lotsjellës, qëndra e Teheranit është “në kaos të plotë”.

Ai raporton për përplasje të ashpra në rrugë midis protestuesve dhe policisë, ndërsa shumë persona janë arrestuar.

Më parë gjatë ditës, autoritetet vendosën në arrest shtëpie liderin e dytë më të rëndësishëm të opozitës, Hossein Mousavi-n.

Disa ditë më parë, ishte vënë në arrest shtëpie dhe kundërshtari kryesor i presidentit Ahmadinejad, Mehdi Karroubi.

Autoritetet mbështesin zyrtarisht ngjarjet që ndodhën në Egjipt, por vendosën në arrest liderat e opozitës me justifikimin se ata po përpiqeshin t’i jepnin manifestimit në Teheran një karakter politik.

Me të njëjtin justifikim, nuk u dha një leje për mbajtjen e demonstratës. Megjithatë, grupe të shoqërisë civile u organizuan dhe gjithmonë e më shumë njerëz po i bashkohen protestës në këtë moment, pavarësisht dhunës së policisë.

Top Channel