Prezantohet projekti i Kanalit të Kolumbisë

14/02/2011 21:05

Autoritetet kolumbiane bënë të ditur gjatë darkës se janë duke projektuar me Kinën, ndërtimin e një alternative të Kanalit të Panamës.

Rruga e propozuar duhet të rrisë fluksin e shkëmbimeve tregtare midis Azisë dhe Amerikës së Jugut.

Plani është të krijojë një “kanal të thatë”, e cila do të lidhë portin e Paqësor të Buenaventurës, nëpërmjet rrugëve hekurudhore, deri në bregun Atlantik.

Vëllimi i shkëmbimeve tregtare midis Kolumbisë dhe Kinës është rritur nga dhjetë milion dollarë në vitin 1980, në më shumë se pesë miliardë dollarë në vitin e shkuar.

Top Channel