Palestinë, dorëhiqet kabineti ministror

14/02/2011 16:25

Kabineti ministror në Palestinë dha dorëheqjen në mesditë, në mënyrë që të lehtësojë ndryshimet qeveritare.

Sipas Agjensisë Franceze të Lajmeve (AFP), Presidenti Mahmoud Abbas pritet t’i kërkojë Kryeministrit Salam Fayyad që të caktojë një kabinet të ri, më vonë gjatë ditës.

Ditën e shtunë, autoriteti palestinez, i udhëhequr nga Zoti Abbas, deklaroi se dëshironte të mbante zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe legjislative në muajin shtator.

Lëvizja erdhi pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak në protestat popullore në Egjipt, një alet dhe fqinj i rëndësishëm i Palestinës.

Top Channel