Obama do të shpallë planin e ri ekonomik

14/02/2011 15:30

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të shpallë më vonë gjatë ditës planbuxhetin e vitit 2012, ku pritet të regjistrohen kursime të rëndësishme nga një vit më parë.

Sipas CNN, shkurtimet parashikohet të godasin sektorë si ngrohja shtëpiake, zhvillimi i komuniteteve dhe edukimi.

Kjo është një përpjekje e Uashingtonit për të reduktuar defiçitin prej 1 100 miliardë dollarësh, nëpërmjet një plani që duhet të realizohet në dhjetë vitet e ardhshme.

Drejtori i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, John Boehmer, deklaroi gjatë mëngjesit për CNN se shumë projekte dhe subvencione qeveritare do të shkurtohen.

Ekspertët vënë në dyshim nëse këto masa do të jenë të mjaftueshme për të reduktuar defiçitin gjigant buxhetor.

Nga ana e saj, administrata Obama synon të kursejë çdo vit rreth 60 miliardë dollarë, me synimimin që deri në vitin 2022, defiçiti të jetë ulur nën 500 miliardë dollarë.

Top Channel