Ndihmësgjyqtarja: Khodorkovsky, një farsë

14/02/2011 20:55

Një ndihmësgjyqtare, e cili asistoi në gjyqin që dënoi për herë të dytë manjatin rus Mikhail Khodorkovsky, sulmoi sot procesin duke e cilësuar si një farsë.

Sipas fjalës së Zonjës Vasilyeva, gjykatësi Danilkin, kishte marrë urdhëra nga lart dhe ishte në ankth e irritues gjatë procesit.

Si rrjedhojë, ai harroi të shkruante verdiktin e tij përfundimtar, i cili në bazë të ligjit rus, duhet t’i bashkangjitet të gjitha dosjeve të mbyllura, pasi të shkruhet në mënyrë të pavarur nga gjykatësi që drejton çështjen.

Nga ana e tij, gjykatësi në fjalë u përgjigj me indinjatë, duke e cilësuar fjalën e ish-asistentes së tij si të pavërtetë.

Çështja e Khodorkovsky-t dhe partnerit të tij në biznes, Platon Lebedev-it, u sulmua gjerësisht si e padrejtë, ndërsa Ministritë e Huaja të vendeve të rëndësishme reaguan duke e cilësuar si një hap pas të drejtësisë ruse.

Të dënuar në vitin 2003 për evazion fiskal, të dy personat duhet të liroheshin gjatë këtij viti, por një gjykatë ruse e shtyu afatin e burgimit edhe me gjashtë vjet më shumë, pasi prova të “panjohura” atëherë dolën në dritë.

Khodorkovsky, njeriu më i pasur në Rusi përpara se të burgosej, njihet si një kundërshtar i ashpër i ish-Presidentit dhe Kryeministrit Vladimir Putin.

Top Channel