Kina, ekonomia e dytë në botë

14/02/2011 08:45

Rezultatet e GDP-së në Japoni, -0.3 për qind në tremujorin e katërt dhe +3.9 për qind në 2010-ën zyrtarizojnë atë që dihej prej kohësh.

Përballja e numrave nxjerr se Kina, me GDP-në e vitit të kaluar në +10.3 për qind, është bërë fuqia e dytë e ekonomisë botërore, duke lënë pas pikërisht Japoninë, ndërkohë që në vendin e parë mbeten Shtetet e Bashkuara.

GDP-ja e Japonisë, në terma emërorë, ka rezultuar 5.474.2 miliardë dollarë, sipas të dhënave statistikore të publikuara në Tokio.

Qeveria japoneze saktëson se GDP-ja e Kinës ka arritur nga ana e saj vlerën prej 5.878.6 miliardë dollarë.

Ekonomia kineze ka kaluar kështu fiqnjët e saj në vitin 2010, duke u bërë ekonomia numër dy në botë, pas SHBA, një vend që ishte zaptuar nga ekonomia japoneze që prej vitit 1968.

Kina prej disa vitesh ka një kuotë rritjeje diku tek 10 për qind, por rritja e GDP-së në vitin 2010 ka qenë 10.3 për qind.

E goditur rëndë nga recesioni global në vitet 2008 dhe 2009, ekonomia e Japonisë është rimëkëmbur në vitin 2010, me një rritje prej 3.9 për qind.

Por ky rezultat nuk i ka lejuar Tokios që të ruajë vendin e dytë përballë rritjes marramendëse të fqinjit të saj, Kinës.

Top Channel