Jemen, përleshje polici-protestues

14/02/2011 16:50

Me qindra protestues antiqeveritarë u përplasën gjatë drekës me policinë në Jemen, ndërsa të dyja palët qëlluan njëri-tjetrin me gurë, duke shkaktuar me dhjetëra të plagosur.

Sipas raportimit të “Associated Press”, ngjarja ndodhi në qytetin industrial të Taizit, në jug të kryeqytetit Sana’a.

Me një stil të ngjashëm me atë të Egjiptit, protestuesit kërkonin njërëzi largimin  presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftën e tij kundër Al-Qaeda.

Protestat në vendin më të varfër arab, edhe pse jo të ornizuara, vazhdojnë prej më shumë se dy javësh, pavarësisht se presidenti Saleh ka premtuar largimin e tij në fundin e mandatit, në vitin 2013.

Top Channel