Itali, shkatërrohet trafiku ndërkombëtar i drogës

14/02/2011 09:25

Është zbuluar një trafik i gjerë ndërkombëtar i drogës, në veçanti heroinë dhe kokainë, në Itali.

Trafiku që e kishte fillimin në Gana dhe duke kaluar qytetet e Amsterdamit, Milanos dhe Romës, mbërrinte deri në Domitio, provincë e Kasertës, ku dhe përpunohej.

Droga më pas shpërndahej, përveçse në zonë, edhe në Latina, Frozinone, Vicenza, Askoli Piceno e Teramo.

Autoritetet deri në këto momente kanë arrestuar 15 persona.

Top Channel