Iran, ndalohet edhe lideri i dytë i opozitës

14/02/2011 15:15

Policia iraniane vendosi më parë gjatë ditës në arrest shtëpie liderin e opozitës, Hossein Mousavi-n.

Lajmi u raportua në faqen e internetit të grupimit opozitar, ndërsa ndalimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi e njëjta masë u morr për liderin kryesor të opozitës, Mehdi Karroubi-n.

Sipas autoriteteve, këto masa kanë patur si qëllim të ndalojnë një manifestim solidariteti për Egjiptin.

Disa grupime po vazhdojnë përgatitjet për demonstratën, edhe pse Teherani ka theksuar se nuk ka dhënë leje për një aktivitet të tillë.

Edhe pse qeveria mbështeti zyrtarisht protestat dhe ndërrimin e pushtetit në Egjipt, ata pretendojnë se natyra e vërtetë e protestave në Teheran do të ketë një natyrë politike e do të synojë të krijojë efektin zinxhir që ka patur në vendet arabe edhe në Iran.

Top Channel