Berisha: Zgjedhjet më 8 maj

14/02/2011 13:45

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë dhe ato do të mbahen më 8 maj.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk do të ketë forcë që do ta zhvendosë këtë datë.

“Çdo ditë zoti Rama kupolës së tij i thotë se në nuk do të marrim pjesë në zgjedhje dhe ne do zvarrisim vendin si në 1997-n. Zgjedhjet do të bëhen në 8 maj dhe nuk do ketë forcë që do i zhvendosë ato. Opozita do ketë të gjitha hapësirat që duhet të ketë në një garë elektorale të një vendi të lirë”, tha Berisha.

“Në takimin tim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit i cili në rastin më miqësor më ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së tij në transparencën e këtyre zgjedhjeve. I thash se qeveria ime do i japë çdo kontribut që të duan. Ne nuk kemi asnjë qëllim tjetër veç transperencës. Janë të mirëpritur të monitorojnë në çdo qelizë këtë proçes. Ne qendrojmë me çdo kusht dhe çdo çmim në respekt të Kushtetutës së këtij vendi. S’ka asgjë më themelore për lirinë e shqiptarëve sesa kushtetueshmëria”, theksoi Berisha.

Top Channel