Meta: Prokuroria, në shërbim të klaneve

13/02/2011 12:00

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka folur nga Korça sot paradite për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij.

“Imunitetin parlamentar e kam dorëzuar vullnetarisht që Prokuroria të hetonte, por kjo kërkesë tregon se ajo është në shërbim të një klani të caktuar”, u shpreh Meta.

“Nuk kam probleme me heqjen e imunitetit, por me hetimin dhe drejtësinë. Kryeprokurores Rama i mungon vullneti për të qenë transparente”, shtoi më tej kreu i LSI-së.

 

 

Top Channel