Gjirokastër, shtohen virozat

13/02/2011 17:20

Disa qindra pacientë kanë marrë shërbim të specializuar në spitalin e Gjirokastrës që prej fillimit të këtij viti, për shkak të prekjes nga virozat e stinës.

Rastet më të shumta janë shfaquar tek fëmijët dhe tek të moshuarit. Sipas mjekut të urgjencës, Laver Stroke në gjendje kritike janë paraqitur në spital pacientë duhanpirës.
 
Aktualisht numri i shtrimeve në spitalin e Gjirokastrës po vazhdon me të njëjtin ritëm ndërsa mjekët e shohin të paarsyeshëm përdorimin e vaksinës kundër gripit, në këto kushte.

Virozat e këtij fillimviti kanë qenë të favorizuara sipas mjekëve edhe prej luhatjeve të shumta të temperaturave dhe lagështisë së lartë të ajrit.

Top Channel