Tiranë, vritet me armë zjarri 26-vjecari

12/02/2011 10:05

Një vrasje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ka tronditur zonën e Qytetit Studenti, në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, një i ri 26-vjecar është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër duke gjetur menjëherë vdekjen.

Burime policore zyrtare njoftojnë se identiteti i viktimës është Alfred Musabelliu, ndërkohë që motivet e vrasjes janë ende të paqarta.

Burimet bëjnë të ditur se lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar në krim, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Top Channel