Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër krijimit të entitetit të ri kroat në Bosnje e Hercegovinë.

“Pozita e banorëve kroatë duhet të përmirësohet përmes strukturave shtetërore ekzistente dhe pjesëmarrjes së partive të tyre në Parlament”, ka deklaruar ambasadori amerikan, Patrick S. Moon.

Krijimi i një entiteti kroat do ta kthente Bosnje Hercegovinën në një shtet me tre republika, përvec asaj Serbe dhe Boshnjake.

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik ka shprehur disa herë ambicjen për ndarjen e Bosnjes, duke e cilësuar këtë opsion si një proces të pakthyeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA