Meksikë, moti i ftohtë prish të mbjellat

12/02/2011 08:35

Një mot jashtëzakonisht i ftohtë në veri të Meksikës ka dëmtuar rëndë korrjen e misrit në shtetin e Sinaloas.

Autoritetet vlerësojnë se humbjet mund të arrijnë në 4 milionë tonelata drithëra, 16% më pak se prodhimi vjetor i shtetit latin.

Presidenti Felipe Calderon deklaron se duhet të bëhet gjithcka që është e mundur për rimbjelljen e fushave në dy javët e ardhshme.

Ekziston frika se humbjet mund të cojnë në ngritjen e cmimeve të drithërave, që shumica e meksikanëve i hanë në cdo vakt.

Autoritetet lokale deklarojnë se deri në 600 mijë hektarë misër janë humbur për shkak të ngricave në Sinaloa, që është edhe toka e fermerëve më të pasur meksikanë.

Top Channel