Imuniteti, kërkesa mbërrin në Kuvend

12/02/2011 13:35

Kuvendi i Shqipërisë ka konfirmuar mbërritjen e kërkesës së prokurorisë së përgjithshme për heqjen e imunitetit të Ilir Metës dhe Dritan Priftit.

Kërkesa në fjalë është bërë nga organi i akuzës për shkak të hetimeve mbi videon-skandal ku janë protagonistë dy ish-zyrtarët e qeverisë.

Ish-ministri i METE, Prifti u njoh sot paradite me dosjen për heqjen e imunitetit, ndërsa Meta njoftoi se i ka kërkuar Kuvendit që t’ia heqë imunitetin me procedurë të përshpejtuar.

Top Channel