Gjykata liron Ahmetcenajn

12/02/2011 15:50

Gjykata e Tiranës e vlerësoi të ligjshëm urdhërin e ndalimit për numrin dy të gardës, majoring Alfred Ahmetcenaj, një urdhër ky që qendroi i pazbatuar për mëse dy javë pas 21 janarit me justifikimin e policisë se ishte i paligjshëm. (UPDATE)

Por edhe pse vlerësoi ligjshmërinë e urdhërit, gjykata u refuzoi kërkesën për arrest me burg për Ahmetcenajn.

Në fakt tre nga prokurorët e dosjes 21 janari nuk ja dolën mbanë ta bindin gjykatën për të lenë në qeli numrin dy të gardës, majorin Alfred Ahmetcenaj.

Grupi i prokurorëve i kërkoi gjyqtarit të masës së sigurisë, Shkëlqim Mustafa, të lerë me arrest me burg pa afat Ahmetcenajn, për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në bashkëpunim, por për shkak të mungesës së provave dhe dhënies së një argumentimi më të qartë, gjykatësi e la të lirë zyrtarin e Gardës me masën tjetër, detyrim paraqitjeje.

Prokurorët pretenduan para gjykatësit se shefi i njësisë speciale e njëkohësisht edhe eprori i gardistit tjetër nën akuzë Agim Llupo, të ketë urdhëruar vartësit e njësisë së tij për të qëlluar me armë zjarri ditën e demonstratës, duke shkaktuar kështu katër të vrarë e shtatë të plagosur.

Gjatë seancës gjykatësi kërkoi materiale shtesë për këtë pretendim të prokurorëve Genc Qano, Erin Karanxha, Adriatik Camaj, pa qenë e mundur t’i kishte ato.

Për shkak të sensitetit të kësaj çështjeje gjykatësi Mustafa vlerësoi t’i linte kamerat gjatë masës së sigurisë vetëm pak çaste, duke vijuar më pas proçesin me dyer të mbyllura, pasi hetimet mbi zyrtarë të Gardës së Republikës për katër vrasjet po vazhdojnë.

Në fakt i njëjti gjykatës la dy ditë më parë me masën e arrestit me burg majorin Agim Llupo, i cili akuzohet sërish për vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

Llupo dyshohet nga prokurorët të jetë personi që shfaqet në dritare duke gjuajtur, ndërsa, sipas ekspertizës, nga arma e tij MP5 ka dalë plumbi që i mori jetën demonstruesit Ziver Veizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA