Detyrim paraqitjeje oficerit Ahmetcenaj

12/02/2011 11:55

Gjykata e shkallës së parë të Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për oficerin e lartë të Gardës së Republikës, Alfred Ahmetcenaj.

Ahmetcenaj dyshohet se ka qenë personi që ka urdhëruar oficerin Agim Llupo, i cili është vënë nën akuzë për tejkalim kompetencash me pasojë vrasjen.

Seanca e sotme gjyqësore ndaj tij u zhvillua me dyer të mbyllura, ashtu sikurse edhe ajo për masën e sigurisë ndaj Llupos, që ishte “burg pa afat”.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme policia e Tiranës ka vënë në pranga katër gardistë të dyshuar për ngjarjen e 21 janarit.

Të arrestuarit, Sadik Cela, Agron Malaj, Maks Nikolli dhe Gazmend Ahmetaj, janë nënoficerë të rolit bazë, të cilët dyshohen nga prokuroria se kanë shpërdoruar detyrën gjatë protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë katër persona.

Top Channel