Ushtrimet e fitnesit kanë një kuptim të ndryshëm nga ai i zakonshmi për Cameron Diaz.

Aktorja 39-vjeçare u fotografua duke ngritur një gomë traktori, duke tërhequr me litar sende të rënda dhe duke bërë pompa, ndërsa stërvitej për t’u mbajtur në formë.

Ajo iu nënshtrua të njëjtave ushtrime si i dashuri i saj, Alex Rodriguez, në një palestër me pistë të hapur në Majemi.

Ndërkohë, fotografitë treguan edhe për një muskulaturë dhe trup mjaft mirë të formuar të aktores së “Charlie’s Angles”. Diaz duket se dëshiron të ndryshojë imazhin e saj të një vajze të ëmbël me një superfemër të fortë.

FOTO GALERI
3/4
Ushtrime të vështira edhe për një mashkull

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA