“21 janari”, PD: Prokuroria nxjerr sekretet

12/02/2011 13:10

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot prokuroren e përgjithshme se ka qenë pjesë e pucit të organizuar nga Partia Socialiste më 21 janar.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Gerti Bogdani ka akuzuar institucionin e akuzës se furnizon PS me dokumente sekrete mbi hetimet për 21 janarin.

“Shoqja e bulevardit ishte pjesë e skenarit të dhunshëm të kryepucistit Edi Rama. Mazhoranca dhe ndërkombëtarët e konsideron si kusht vendimtar përgjigjen e ligjit ndaj organizatorëve të 21 janarit. Por, shoqja e bulevardit, pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve për sekretin hetimor, dërgon dokumenta sekrete tek PS, e cila ia shpërndan më pas mediave të saj”, ka deklaruar Bogdani.

Në emër të PD, ai ka paralajmëruar edhe njëherë Ina Ramën se, me këtë veprim po dëmton procesin e hetimit të 21 janarit.

Top Channel