Tiranë, plagoset me thikë 40-vjecari

11/02/2011 12:25

Një sherr i nisur me fjalë mes dy personave në Tiranë është mbyllur me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit, ku dy personat nisën debatin pas përplasjes së dy makinave.

Personi i plagosur është shtetasi Leonard Zenelaj, 40 vjec, ndërkohë që identiteti i autorit të agresionit nuk dihet ende. Mbi ngjarjen po heton policia.

Top Channel