Binjaket, babai: I kam vrarë
11/02/2011 13:05
Babai i dy binjakeve zvicerane të zhdukura deklaron në një letër se i ka vrarë dy vajzat. Lajmin e ka bërë të ditur sot në Lozanë policia zvicerane.
Në letër, që mban datën e 3 shkurtit, Matthias Schepp sqaron se ndodhet në Cerinjola dhe se d të vrasë veten, ka deklaruar policia.
Bëhet fjalë për të njëjtin mesazh, një pjesë e të cilit u zbulua dje, ku Schepp thoshte se vajzat “prehen në paqe” dhe se “nuk kanë vuajtur”.
Megjithatë, policia tregohet ende e matur në deklaratat e saj. “Nuk kemi asnjë siguri nëse janë gjallë apo kanë vdekur. Po bëhet gjithcka për t’i gjetur”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së kantonit të Vaudit.
Top Channel