Protestuesit kundër Mubarak: Ik!

10/02/2011 22:50

Mijëra protestues egjiptianë të mbledhur në rrugët e Kajros, u shprehen të zhgënjyer nga deklarata e presidentit Mubarak i cili tha se nuk do të japë dorëheqjen deri në zgjedhjet e shtatorit, zgjedhje në të cilat ai ka rikonfirmuar se nuk do të marrë pjesë.

Pas fjalimit të Mubarak, të drejtuar kombit nëpërmjet televizionit shtetëror egjiptian, mijëra egjiptianë dolën nga banesat e tyre për të zbarkuar në sheshin Tahrir në Kajro ku ndodheshin pjesa tjetër e protestuesve që e ndoqën fjalimin e tij nga sheshi. Ata kërkuan largimin e menjëhershëm të Mubarakut.

Nga ana e tij, presidenti egjptian, tha se do të kërkojë abrogimin e ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se do të urdhërojë nisjen e menjëhershme të reformave për demokratizimin e vendit dhe për transferimin paqësor të pushtetit.

Top Channel