Portugali, policia kap 200 kg eksploziv

10/02/2011 19:10

Policia portugeze ka arrestuar 11 persona dhe ka sekuestruar 200 kilogramë material eksploziv dhe një arsenal armësh, mes të cilit ndodhej një mitraloz i rëndë dhe 3 mijë detonatorë.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni lokal privat, TVI, sipas të cilit gjatë operacionit janë sekuestruar edhe sasi të pacaktuara “goma2eco”, një eksploziv i përdorur në atentatet terroriste, në vecanti në atë të marsit 2004 në hekurudhën e Madridit.

Sipas organit mediatik, të arrestuarit bëjnë pjesë në një rrjet që po hetohet për trafik dhe zotërim armësh të rënda dhe eksplozivi.

Top Channel