Patozi: Distancohuni nga dhuna

10/02/2011 11:00

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të distancohen nga dhuna e 21 janarit.

Ai ka deklaruar se do të ndëshkohen të gjithë përgjegjësitë e atyre ngjarjeve.

“Duke mos ndryshuar qëndrim ju tregoni se nuk jeni distancuar nga dhuna e 21 janarit. Rama luajti me jetën e tyre dhe me vdekjen e tyre përpiqet të përfitojë. E ndodhi vdekjen një natë përpara demonstratës dhe i nxori pëpara një dhune. Ju ftoj të nxirrni nga xhepata gurët dhe pistoletat dhe të vini në parlament si deputetë për të qenë opozitë dinjitoze, ndryshe nuk do të ndryshoni nga bandat që sulmuan institucionet më 21 janar”, tha Patozi.

“Forca e ligjit do të bjerë mbi çdo puçistë, organiztorë apo ekzekutorë”, theksoi Patozi.

Top Channel