Pakistan, shkon në 31 numri i viktimave

10/02/2011 15:10

Numri i të vdekurve nga sulmi i një kamikaz adoleshent në qytetin Merdan, në Pakistan, është rritur në të paktën 31 persona.

Sulmi ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm dhe fillimisht u fol për 23 viktima, por shumë prej të plagosurve kanë ndërruar jetë dhe të tjerë janë në gjendje kritike.

I veshur me një uniformë shkolle, adoleshenti shpërtheu veten në sheshin e stërvitjes së disa rekrutëve ushtarakë për regjimentin e Punjabit, brenda një zone të mbyllur ushtarake në Merdan.

Top Channel