Opozita braktis sallën

10/02/2011 12:25

Pas një seance të tensionuar që gjatë gjithë kohës është shoqëruar me akuza reciproke për ngjarjet e 21 janarit, opozita ka braktisur sallën.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramos Ruçi ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha si përgjegjës të vrasjes së katër demonstruesve.

“Erdhëm me përgjegjshmëri në këtë seancë që të vinim përpara përgjegjësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët e atyre shqiptarëve që nuk jetojnë më. Në vend që të ndodhte kështu, ju me qëndrimin që mbajtët, treguat se jeni bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës me ngjarjen makabre të 21 janarit”, është shprehur Ruçi.

“Kjo seancë vërtetoi një gjë të madhe. Ata dy veta që duhet të ishin këtu, ata nuk erdhën, duke treguar se janë përgjegjës. Ata kanë dy emra: Sali Berisha, kryeministri i vendit dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

Top Channel