Kuvendi ndëshkon deputetët socialistë

10/02/2011 16:10

Byroja e Kuvendit ka marrë një vendim që ndëshkon deputetët socialistë që nxitën sot konfrontimet fizike në seancën parlamentare.

Byroja u mblodh me kërkesë të shtatë deputetëve të Partisë Demokratike, pas degjenerimit të situatës së sotme në Parlament.

Në bazë të vendimit, përjashtohen për 15 ditë nga seancat dhe komisionet tre deputetë të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, Armando Prenga dhe Sajmir Tahiri.

Pavarësisht apeleve të ndërkombëtarëve, seanca e sotme paralamentare u kthye në një fushë beteje, që nisi me debate dhe përfundoi me konfrontime fizike.

Top Channel