Korcë, e përplas autobusi, vdes 62-vjecari

10/02/2011 17:25

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korcë-Pogradec.

Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se shtetasi Nazar Shkëmbi është goditur për vdekje nga një autobus teksa përpiqej të kalonte rrugën.

Sipas burimeve, autobusi me pasagjerë që goditi 62-vjecarin ishte i linjës Tiranë-Selanik.

Top Channel