Egjipti kundër SHBA-së
10/02/2011 01:15
Diplomacia egjiptiane ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zv/presidentit amerikan, Xho Bajden për ndryshimin e ligjeve të emergjencës.
Ministri i Jashtëm egjiptian, Gheit ka kritikuar deklaratën e Bajden duke u shprehur se në këto momente nuk është e arsyeshme që në Egjipt të hiqen ligjet e emergjencave.
Në një intervistë për televizionin amerikan, PBS, Gheit kërkoi një qendrim më të matur të SHBA-së përsa i përket situatës së Egjiptit.
Ndërkohë, ministri egjiptian i kulturës, Asfur i emëruar vetëm pak ditë më parë, ka dhënë dorëheqjen për shkak të protestave masive popullore kundër qeverisë.
Top Channel