Egjipt, Mubarak pranë dorëheqjes

10/02/2011 17:00

Një antar i lartë i partisë në pushtet në Egjipt deklaroi, gjatë pasdites në BBC, se ka shpresa se presidenti Hosni Mubarak do të transferojë pushtetin e tij tek zëvendësi Omar Suleiman.

Hossan Badrawi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkratike Kombëtare, shtoi gjithashtu se Mubarak do t’i adresohet shumë shpejt në një fjalim kombit.

Lajmi vjen ndërsa me mijëra persona nisën që në mëngjes protestat për largimin e 82-vjeçarit, në ditën e 17 të demonstratave.

Më parë, Kryeministri Ahmed Shafiq, pranoi për BBC se skenari i largimit të mundshëm të presidentit Mubarak ishte duke u diskutuar.

Top Channel