Egjipt, Mubarak ka lënë Kajron

10/02/2011 19:00

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak është larguar tashmë nga Kajroja për në Sharm el Sheikh, së bashku me kreun e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat arabe dhe mbështetet edhe nga agjencia amerikane e inteligjencës, CIA.

Pritet që Mubarak të njoftojë sot dorëheqjen përmes një fjalimi televiziv, ku do të bëjë të ditur kalimin e pushtetit tek zëvendësi i tij, Omar Suleiman.

Ndërkohë, ushtria egjiptiane ka kundërshtuar kalimin e kompetencave nga Mubarak tek Suleiman, duke deklaruar se do të mbështesë kërkesat legjitime të popullit.

Mubarak, sipas televizionit shtetëror egjiptian, është takuar personalisht me Suleiman dhe kryeministrin Shafiq.

Ndërsa një eksponent i lartë i fraksionit Vëllezërit Myslimanë ka dhënë alarmin: “Druhemi se ushtria po përgatit një grusht shteti”.

Top Channel