CIA mbrohet nga akuzat për Egjiptin

10/02/2011 21:45

Drejtori i Agjensisë Qëndore të Inteligjencës Amerikane, James Clapper, refuzoi të pranonte kritikat se shërbimet që ai drejton u kapën të papërgatitura nga kriza që ndodhi në Egjipt.

Në një deklaratë të bërë më parë gjatë ditës, Clapper theksoi se presidenti ishte lajmëruar për pakënaqësinë që rrezikonte regjimin e Mubarak-ut.

Në fjalën e tij, Clapper paralajmëroi edhe për një rritje të aktivitetit të Al-Qaeda, ndërsa u shpreh i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të luftës kibernetike.

Komentet e tij erdhën pasi Sekretarja e Sigurisë së Brendshme, Janet Napolitano, pranoi një ditë më parë se niveli i alarmit të terrorizmit është ngritur në nivelin maksimal për herë të parë që prej 11 shtatorit 2011, pasi ka të dhëna për organizime sulmesh të afërta.

Top Channel