Brazil, shkurtime masive në buxhet

10/02/2011 15:40

Autoritet braziliane lajmëruan sot për një shkurtim gjigant prej 30 miliard dollarësh në buxhet, në mënyrë që të luftojnë inflacionin në rritje dhe një krizë të mundshme në ekonomi.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Financave, Guido Mantega, i cili theksoi se të gjithë paketat nxitëse për ekonominë, të përfshira në programin e qeverisë pas shfaqjes së krizës globale, do të hiqen.

Të vetmet projekte që nuk do të preken nga shkurtimet janë ato të lidhura me infrastrukturën. Muajin e parë, Banka Qëndrore e Brazilit rriti normën bazë të interesit, për të luftuar inflacionin.

Me atë rritje, interesi shkoi nga 10,75% në 11,25%. Edhe më domedhënës fakti se kjo ishte lëvizja e parë që bëri presidentja Dilma Rousseff, që prej marrjes së pushtetit në fillimin e vitit.

Top Channel