Arabi Saudite, aktivistët sfidojnë monarkinë

10/02/2011 20:05

Aktivistë opozitarë dhe sauditë islamikë lajmëruan sot për krijimin e një partie të re, në atë që përbën një sfidë të rallë ndaj monarkisë absolute të Mbretit Abdullah, në vendin e Lindjes së Mesme.

Lëvizja duket se është shprehje e transformimeve që po ndodhin në botën arabe, me protestat e shumta antiqeveritare që kanë ngërthyer shumë vende dhe kanë rrëzuar qeverinë në Tunizi.

Megjithatë, më shumë se një lëvizje konkrete politike, kjo nismë e aktivistëve ngjason më shumë me një vepër të mosbindjes civile.

Mbreti Abdullah, në aleancë me klerikët muslimanë sunitë, ka një pushtet të pacënuar në vend dhe Arabia Saudite, eksportuesi kryesor i naftës në botë, nuk është prekur nga valët e protestave.

Top Channel